• e martë, 24 dhjetor 2024

Taravari: Optimist jam se shumë shpejtë do t'i fillojmë negociatat me BE-në, na duhet garanci se nuk do të kushtëzohemi sërish

Taravari: Optimist jam se shumë shpejtë do t'i fillojmë negociatat me BE-në, na duhet garanci se nuk do të kushtëzohemi sërish

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Unë jam nga optimistët e paktë në shtet dhe vazhdoj të mendoj se shumë shpejtë do t'i fillojmë negociatat me BE-në, tha sonte ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e koalicionit "Vlen", Arben Taravari.

Siç tha ai në emisionon "360 gradë" në MRT 1, e domosdoshme është një zgjidhje e pranueshme, ndërsa vendi duhet të merr garanci se nuk do të kushtozohet sërish. Sipas tij, nuk është e keqe ideja e kryeministrit Mickoski, që ndryshimet kushtetuese të votohen, por të hyjnë në fuqi kur në Parlamentin bullgar të ratifikohet marrëveshja aderuese e Maqedonisë në BE.

Për "Vlen", tha Taravari, aspak nulk është mirë të shkojë në zgjedhje lokale me eurointegrime të bllokuara.

"Nuk është mirë që jemi ndarë me Shqipërinë, por mirë është që ata e filluan procesin. Nuk e ka patjetër Shqipëria të mbetet me ne, edhe pse unë mendoj se pengesa për Shqipërinë ka qenë artificiale. Kryeministri Rama ishte shumë korrekt, se Maqedonia meriton t'i fillojë negociatat, Mendoj se nuk blejmë kohë, po kërkohet momentumi, po kërkohet garancë për shtetin dhe t'i fillojmë negociatat. Shpresoj se me Shqipërinë paralelisht do të zhvillohen negociatat, shumë jam optimist në këtë dhe ende mendoj se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në të njëjtën kohë do të anëtarësohen në BE", tha Taravari.

Ai beson se do të gjendet një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për vendin, por është e padiskutueshme, tha ai, se duhet të bëjmë ndryshimet kushtetuese për të filluar negociatat.

"Megjithatë, në të njëjtën kohë do të na duhet garanci se nuk do të kërkohet sërish diçka nga ne, se sërish do të kushtëzohemi. Jemi të vetëdijshëm se korniza me Bullgarinë nuk ndryshohet dhe se Maqedonia do të ketë nevojë për ndryshime kushtetuese, por duhet edhe një lloj garancie, së paku nga qendrat me ndikim në botë, se nuk do të kërkohet më asgjë nga ne. Nëse vazhdojmë kështu, shtete të ndryshme mund të vendosin kushte të ndryshme", tha Taravari, sipas të cilit gjithçka ndërlikohet pasi në Bullgari nuk ka qeveri stabile.

Në pyetjen nëse kryeministri Mickoski i ka thënë në çka bazohet optimizmi për procesin aderues të vendit në BE, pasi të kthehet nga samiti në kuadër të Procesit të Berlinit, Taravari u përgjigj se nuk kanë biseduar drejtpërdrejtë.

"Ajo që më gëzon është se ai është i orientuar drejt Evropës dhe dëshiron që Maqedonia t'i fillojë negociatat sa më shpejt, por, natyrisht, si kryeministër, ai kërkon disa garanci se nuk kemi edhe pengesa të tjera. Neve si vend na ndodh që nga viti 2018 të na premtohet se do të fillojmë negociatat, të bëjmë disa lëshime e më pas të mos i fillojmë", tha Taravari.

Për ligjin për përfaqësim të drejtë, ai theksoi se është i domosdoshëm sinkronizimi në koalicionin qeveritar. Gjithashtu bëri të ditur se në Grupin punues për përgatitje të ligjit, përveç zëvendës kryeministrit Arben Fetai, i cili vjen nga Aleanca për Shqiptarët, do të jenë edhe përfaqësues të lartë të VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it, të cilët do të “hekurosin” dallimet në zgjidhjen ligjore. 

Taravari nuk deshi të zbulojë në bazë të çfarë mekanizmi do të mbahet llogaria për përfaqësimin e drejtë. bsh/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR