• e enjte, 26 dhjetor 2024

Taravari: Nuk e shoh si rrezik formimin e subjektit të ri politik të Mexhitit

Taravari: Nuk e shoh si rrezik formimin e subjektit të ri politik të Mexhitit

 Shkup, 7 gusht 2023 (MIA) - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot, duke i komentuar paralajmërimet e Izet Mexhitit për formimin e subjektit të ri politik, tha se këtë lëvizje politike nuk e sheh si rrezik për partinë e tij.

"Aspak nuk e shoh si rrezik. Ne kemi strukturat tona. E mbulojmë të gjithë territorin e shtetit ku jetojnë shqiptarët, kështu që tani për tani nuk shoh ndonjë rrezik, secili ka trajektoren e tij në politikë", tha Taravari në një deklaratë për mediat pas ngjarjes ku u ndanë diplomat për personat me me nevoja të veçanta dhe personave të papunë. 

Ai i ka uruar sukses Mexhitit dhe ka shprehur shpresë se do ta realizojë atë që planifikon. 

 Mexhiti, nënkryetari dhe deputeti i deritanishëm i BDI-së, më 17 korrik paralajmëroi se së bashku me deputetët Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi do të formojnë një lëvizje të re politike, e cila zyrtarisht do të promovohet më 13 gusht. Mexhiti atëherë sqaroi se subjekti i ri politik në parim do të funksionojë si  parti. Në pyetjen  nëse do të jenë të gatshëm për zgjedhje të mundshme të parakohshme, Mexhiti tha se për këtë arsye shpejtojnë me formimin  e kësaj lëvizje për të qenë të gatshëm për çdo lloj sfidash që mund të paraqiten ndërkohë.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR