• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari: Nuk besoj se ekziston punonjës shëndetësor i cili mund të lëndojë një fëmijë tremuajsh

Taravari: Nuk besoj se ekziston punonjës shëndetësor i cili mund të lëndojë një fëmijë tremuajsh

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ende po e pret raportin e Komisionit të formuar të Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve për rastin me foshnjen tremuajshe me shenja në trup, për çka dje ishte informuar nga drejtori i sapoemëruar i asaj Klinike, Rexhep Memedi.

"Unë dje u informova nga drejtori i Klinikës për pediatri se rasti është shqyrtuar, është biseduar. Sipas tij, më shumë është moskujdes nga infermieret me foshnjen se sa e qëllimshme, megjithatë nuk dëshiroj të them asgjë definitive sepse nuk kam dërguar asgjë me shkrim. Megjithatë, janë ndërmarrë disa masa të caktuara disiplinore dhe kuadri mjekësor duhet të jetë shumë i kujdesshëm me të gjithë pacientët pa dallim të përkatësisë etnike, e posaçërisht me fëmijët. Unë shpresoj se masat që do t'i ndërmarrë Komisioni së bashku me drejtorin do të efektuohen, ndërsa nëse përsëritet, unë mendoj se atëherë tashmë, menjëherë duhet të përjashtohet kuadri mjetësor. Ndonjë dëshmi se e ka bërë qëllimisht atë nuk ka, kështu që, unë thash edhe në fillim - të jemi të kujdesshëm t'i dëgjojmë të dyja palët. Nuk besoj se ekziston ndonjë punonjës shëdnetësor i cili do të ishte në gjendje të lëndojë një fëmijë tremuajsh. Të jemi të kujdesshëm. Pres me shkrim t'i lexoj të gjitha konstatimet nga Komisioni i Klinikës për pediatri, kështu që sërish do t'ju informoj", tha Taravari në Kuvend në dekalratë për mediumet ku mori pjesë në mbledhje të Komisionit për shëndetësi.

i pyetur për kë po zhvillohet procedurë disiplinore lidhur me rastin, ai tha se ajo ështëp inicuar për dy persona, një prej të cilave për infermieren.

"Me siguri për infermieren dhe ndonjë nga punonjësit shëndetësor. Megjithatë, sërish nuk jam i sigurt. Pres me shkrim të m'i dërgojnë. Dje u informova vetëm nga drejtori. Për infermieren e di sigurisht, por për të dytin nuk e di kush është", sqaroi Taravari.

Ai shfaqi bindje se ka qenë i drejtë hapi i tij që pa inicuar procedurë dhe kontroll, ta vizitojë familjen  e foshnjes tremuajshe.

"Absolutisht, unë do të vazhdoj, do ta vizitoj secilin pacient i cili na shkruan edhe personalisht, dhe tashmë e dini, edhe Viber dhe Whatsup që kemi në Minsitri për paraqitje në Ministrinë e Shëndetësisë. Ne duhet të veprojmë, të jemi çdoherë me pacientët, megjithatë edhe me punonjësit shëndetësorë, kështu që do të vazhdoj edhe më tej. Përveç tre apo katër ekipeve mobile sigurisht do të jem i prnaishëm edhe unë në çdo ngjarje ku shoh se ka ndonjë parregullsi të sigurt nga personeli mjekësor apo dyshim për punë të parregullt të punonjësve shëndetësorë", porositi ministri Taravari.

Pas publikimit të rastit, në Klinikën e fëmikëve u formua Komision profesional i cili duhet t'i konstatojë të gjtiha faktet lidhur me këtë rast dhe të zbulojë nëse shenjat në trupin e foshnjes tremuajshe janë pasojë e trajtimit jonjerëzor apo ndërkaq e gjendjes së saj specifike shëndetësore.

Familja e foshnjes tremuajshe akuzoi se infermierja nga Klinika e fëmijëve ka vepruar në mënyrë të dhunshme me foshnjen për shkak të mosdurimit etnik. Nga Shoqata e ifnermiereve bënë thirrje të mos njolloset profesioni dhe të mos gjeneralizohet, dhe theksuan se presin kompetentët të dalin me argumente dhe fakte të vërteta për rastin. ab/

Foto: printskrin


 

QËNDRONI TË LIDHUR