Taravari: Nuk ka gabim mjekësor në lidhje me foshnjen shtatëmujore e cila vdiq në Klinikën për fëmijë
- Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot deklaroi se e ka lexuar raportin lidhur me foshnjën shtatëmujore, e cila vdiq në Klinikën e fëmijëve në Shkup, dhe në të u konstatua se nuk ka gabim mjekësor.
- Post By Besnik Shuki
- 13:31, 9 janar, 2025
Shkup, 9 janar 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot deklaroi se e ka lexuar raportin lidhur me foshnjën shtatëmujore, e cila vdiq në Klinikën e fëmijëve në Shkup, dhe në të u konstatua se nuk ka gabim mjekësor.
"Raporti arriti, unë e lexova që të hënën. Për fat të mirë, profesionistët konstatuan se mjekët nuk kanë kurrfarë gabimi", tha Taravari në konferencën e sotme për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
I pyetur ku ka qenë problemi për vdekjen e foshnjes shtatëmujore,Taravari u përgjigj se me siguri foshnja është sjellur më vonë në Klinikë.
"Ndoshta sëmundja e ka bërë të veten, ndoshta më vonë është sjellur fëmija. Megjithatë, u konstatua se nuk ka gabim mjekësor", shtoi Taravari.
Foshnja shtatëmujore ka vdekur më 16 dhjetor në kujdes intensiv në Klinikën për fëmijë në Shkup.
Inspektorati sanitar dhe shëndetësor shtetëror (ISSHSH), i cili ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në Klinikën për fëmijë pas vdekjes së foshnjes shtatëmujore, propozoi që Ministria e Shëndetësisë të ngrit procedurë për mbikëqyrje profesionale ndaj mjekimit të foshnjes.
Më 11 dhjetor, në orët e mbrëmjes, foshnja përsëri është sjellur në Klinikën dhe për shkak të fotografisë së përkeqësuar klinike, u hospitalizua në Repartin për nevrologji. I janë bërë udhëzime për më shumë hulumtime, ndërsa më 13 dhjetor për shkak të përkeqësimit të mëtejmë të gjendjes shëndetësore, u transferua në Repartin për kujdes intensiv dhe terapi.
Pasi në opinion doli lajmi për vdekjen e foshnjes, drejtori i Klinikës së fëmijëve, Rexhep Memedi tha se janë respektuar të gjitha procedurat dhe nuk ka gabim mjekësor. Ai tha se bëhet fjalë për presion të pabazuar ndaj Klinikës dhe personelit shëndetësor në këtë institucion. bsh/
Foto: MIA arkiv