• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari: Një foshnje tremuajshe me gjurmë të dhunës, fajtorët do të gjenden dhe dënohen

Taravari: Një foshnje tremuajshe me gjurmë të dhunës, fajtorët do të gjenden dhe dënohen

Shkup, 13 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, mbrëmë në një kumtim në Fejsbuk informoi se ka marrë vesh për, siç tha, një rast monstruoz, në të cilin një foshnje tremuajshe ka pasur gjurmë dhune në trup.

Taravari thotë se familja e foshnjes pohon se ajo është rrahur në pediatri nga infermierja sepse nëna e fëmijës nuk e ka ditur gjuhën maqedonase.

"Nëse ky rast është i vërtetë, kjo infermiere menjëherë do të largohet nga puna dhe unë personalisht do të kujdesem t'u drejtohet organeve hetuese. Cila do që të jetë e vërteta, fajtorët për këtë akt të tmerrshëm dhe të sëmurë do të gjenden dhe dënohen. Tani po shkoj personalisht në vendin e ngjarjes për t'u takuar me fmailjen dhe personelin!", shkroi Taravari.

Taravari mbrëmë së bashku me drejtorin e Klinikës së fëmijëve shkoi edhe personalisht të takohet me familjen e fëmijës, pas çka konfirmoi se foshnja ka lëndime në trup dhe përsëriti se do të ndërmerren masa.

"Prindërit u ankuan se ndoshta nuk është trajtuar ssiç duhet në Klinikë. Së bashku me drejtorinerdhëm prej së afërmi të shohim se ç'po ndodhë. Të gjithë pacientët janë të rëndësishëm, por fëmijët janë posaçërisht të rëndësishëm. Prej nesër duhet Komisioni i posaçëm i Klinikës të shqyrtojë dhe ta dëgjojë edhe palën tjetër. Ju garantoj se menjëherë do të ndërmarrim hapa kundër atyre të cilët kanëv epruar keq ndaj fëmijës, të cilin erdhëm sonte ta vizitojmë. Nuk guxojmë të sillemi keq ndaj pacientëve", tha Taravari.

Për rastin me foshnjen e lënduar tremuajshe paraprakisht informoi portali "Iks".

Foto: МIА arkivi
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR