• e martë, 24 dhjetor 2024

Taravari nga Struga premtoi rritjen e pagës minimale deri në 800 euro

Taravari nga Struga premtoi rritjen e pagës minimale deri në 800 euro

Strugë, 18 prill 2024 (MIA) - Luftën kundër migracionit me rritjen e pagës minimale prej 800 euro ka premtuar kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari në tubimin e sontëm në Strugë.

Me rritjen e pagës minimale deri 800 euro deri në fund të mandatit katërvjeçar, beson se do të krijohen mundësi të reja për të rinjtë dhe të rejat që të qëndrojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

"Emigrimi në vendin tonë është mbi çdo normë, shifrat janë alarmante. Nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj kësaj situate. Si qeveri e ardhshme e VLEN-it do të marrim një vendim për rritjen e pagave. Do të zotohemi që paga minimale të jetë 800 euro deri në fund të mandatit tonë të parë qeverisës", tha Taravari. 

Nëse koalicioni fiton besimin e qytetarëve, ai tha se do të mbështesin idetë kreative përmes granteve për teknologji dhe inovacion.

"Nëpërmjet granteve për teknologji dhe inovacion, ne do të mbështesim të rinjtë dhe të rejat me idetë e tyre kreative, të cilat në radhë të parë i shërbejnë zhvillimit tonë si vend. Kjo do të jetë një arsye shtesë që ata ta shohin të ardhmen këtu me ne, jo larg shtëpive të tyre, jo larg vendlindjes", nënvizoi Taravari. qa/

Foto: Koalicioni VLEN

 

QËNDRONI TË LIDHUR