• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari: Nevojitet mobilizim maksimal për fitore më 24 prill dhe fitore përfundimtare e VLEN-it më 8 maj

Taravari: Nevojitet mobilizim maksimal për fitore më 24 prill dhe fitore përfundimtare e VLEN-it më 8 maj

Gostivar, 21 prill 2024 (MIA) - Në tubimin në Gostivar të koalicionit VLEN, kandidati për president, Arben Taravari porositi se pret fitore në zgjedhjet e ardhshme, por siç përmendi, nevojitet mobilizim i jashtëzakonshëm.

Ai e kërkoi mbëhtetjen e gostivarasve, për, siç tha, realizim të fitores së parë më 24 prill dhe fitores përfundimtare të koalicioniut VLEN më 8 maj.

Bartësi i listës së kandidatëve për deputetë në Njësinë e gjashtë zgjehdore dhe lider i Besës, Bilall Kasami i kritikoi kundërshtarët politik nga Fronti evropian, kryesuar nga BDI.

"Populli thotë se burgu është për burra, por edhe për kriminelë. Krimi nuk kalon i pandëhkuar, sepse në të kundërtën, vazhdon, tha Kasami.

Lideri i Lëvizjes demokratike, Izet Mexhiti foli për pozitën e shqiptarëve dhe përmendi se me VLEN-in do të ketë shtet juridik dhe se do të lirohen të gjithë hsqiptarët e dënuar padrejtësisht.

Lideri i Alternativës është bartës i listës së kandidatëve për deputetë nël Njësinë e dytë zgjedhore, Afrim Gashi porositi se nga Gostivari fillon ndryshimi dhe se ky qytet është çelësi për ndryshimet.

Nga foltorja folën edhe kandidatët për deputetë të koalicionit VLEN, Halil Snopçe, Bekim Çoku, Saranda Imeri Stafai. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR