• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari: Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, atëherë duhet të mendojmë për një Kushtetutë të re dhe një parlament dydhomësh

Taravari: Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, atëherë duhet të mendojmë për një Kushtetutë të re dhe një parlament dydhomësh

 Gostivar, 14 tetor 2023 (MIA) -  Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese dhe nuk bëhemi anëtare të BE-së, duhet të mendohet për një Kushtetutë të re, deklaroi sot lideri i partisë politike Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari.

"Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese ju garantoj se do të vijë deri në një depresion kolektiv në shoqëri. Me këtë do ta humbasim edhe atë pikë shprese që të fillohet  me reformat dhe mundësinë me anëtarësimin në BE, të përmirësohen gjendjet në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit. Atëherë duhet të mendojmë për një Kushtetutë të re, siç tha presidenti Pendarovski", potencoi Taravari. 

 Ai sqaroi se në bllokun shqiptar ekziston një qëndrim i qartë për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese dhe pret që megjithatë do të ndodhin.

"Për Maqedoninë është mirë të kalojnë ndryshimet kushtetuese, sepse deklaratat radikale në bllokun maqedonas krijojnë reagim dhe shfaqje të fenomeneve të tilla në bllokun shqiptar. Tani për tani te blloku politik shqiptar nuk ka parti, as qëndrime të tilla radikale, sepse të gjithë po përpiqemi të kalojnë ndryshimet kushtetuese. Megjithatë, kur ekziston një e Majtë te maqedonasit, atëherë është e pritshme të shfaqet edhe një e majtë te shqiptarët me qëndrime të ngjashme", tha Taravari. 

 Sipas tij, ndryshimi i Kushtetutës duhet të shkojë në drejtim të rregullimit me decentralizim më të madh dhe një numër më të vogël të komunave, siç thotë, në rreth tridhjetë. Në këtë mënyrë, konsideron se përveçse decentralizimit fiskal ata do të kishin më pak ndikim se ministritë dhe kryeministri.

"Konsideroj se me një mënyrë të tillë, vetëqeverisjet lokale vetë do të vendosnin dhe  emëronin funksionarë lokalë, si kryetar të gjykatës komunale, prokurori, shef të policisë, drejtor të spitalit", thotë Taravari. 

Ai konsideron se është e nevojshme të zhvillohet një debat më i gjerë edhe për parlamentin, gjegjësisht që ai të përbëhet nga dy dhoma. 

 "Në Maqedoni ende ka disa tema tabu për të cilat jo vetëm që nuk flitet për to, por as që mendohet. Konsideroj se një dhomë duhet të përbëhet nga përfaqësues të pushtetit lokal, siç për shembull  nga kryetarët e tridhjetë komunave më të zhvilluara, dhe në tjetrën do të ishin përfaqësues të zgjedhur nga populli, deputetë. Ky është një opsion, ndoshta ekzstojnë edhe zgjidhje të tjera. Për këtë duhet të bisedohet publikisht dhe të shihet se çfarë do të ishte më funksionale për zhvillimin e shtetit, nëse nuk i fillojmë negociatat për anëtarësim në BE", potencon Arben Taravari, lideri i ASH-së dhe kryetar i Komunës së Gostivarit.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR