• e enjte, 26 dhjetor 2024

Taravari: Me krenari mund të them se tani vendi po lëviz përpara

Taravari: Me krenari mund të them se tani vendi po lëviz përpara

Shkup, 7 qershor 2023 (MIA) - Para 100 ditëve vendi ishte i paralizuar, ndërsa është e pamohueshme se tani është në gjendje shumë më të mirë se para 100 ditëve. Me krenari mund të them se po lëviz përpara, theksoi lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në fjalimin e tij me rastin e 100 ditëve nga hyrja e partisë në Qeveri.

"Vazhdimisht kërkoj nga çdo funksionar të Aleancës për Shqiptarët rezultate dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit. Që nga fillimi i drejtimit tonë me Ministrinë e Drejtësisë, kemi ndërmarrë një sërë aktivitetesh që ta rrisim besimin e qytetarëve në gjyqësi,... Nëpërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të formojmë një pikë në të cilën do të ofrohen 182 shërbime elektronike në një vend, ... Që kur menaxhojmë me Ministrinë e Shëndetësisë për 3.000 denarë i kemi rritur pagat e të gjithë punonjësve shëndetësorë, ndërsa për 162 për qind, e kemi rritur kompensimin për kujdestari",  tha Taravari.

 Theksoi se ka pasur shumë premtime për integrimin evropian të vendit, por shumë është gënjyer.

"Nga ne pritet që sa më shpejt i bëjmë ndryshimet kushtetuese që të integrohemi. Por, situata ka ndryshuar me ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë dhe shfaqja e qëndrimeve pro-ruse në fqinjësi. Ka mundësi që edhe te ne të mbizotërojnë qëndrimet pro-ruse. Evropa është shtëpia jonë e vetme, por nuk na pret neve. Prandaj demokracia jonë duhet t'i tejkalojë sfidat dhe të mos lejojë të na bllokojnë kundërshtarët në perëndim", tha Taravari. 

 Porositi se në të ardhmen në vend të temave që na ndajnë duhet të fokusohemi në ato që na bashkojnë.

"E tillë është kërkesa jonë për gjuhën shqipe në Kushtetutë. Presim ajo të mbështetet unanimisht", potencon Taravari. 

Theksoi se të gjitha vendimet e politikanëve në vend duhet të merren duke marrë parasysh nevojat dhe kërkesat e të rinjve sepse siç tha, ata janë e ardhmja jonë. 

 "Nëse si politikanë vazhdojmë të mendojmë vetëm për zgjedhjet e ardhshme do të jemi përgjegjës për eksodin e të rinjve. Është koha të sillemi si shtetarë", tha Taravari.

I pyetur për pritjet për procesin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, tha se pret që të ketë 80 deputetë që do t'i mbështesin ndryshimet dhe shtoi se kanë kontakte me të gjitha partitë, por jo edhe me disa deputetë individualë të VMRO-DPMNE-së.

"Nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese dhe lejohet që Shqipëria të ndahet dhe vetë t'i vazhdojë negociatat do të hyjmë në izolim si në vitin 2008, ndërsa  më pas do të duhet të bëjmë lëshime më të vështira për ta vazhduar procesin e integrimit evropian, siç ishte  me emrin për të hyrë në NATO", tha Taravari. ar/

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR