• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Taravari: Me ide të qarta dhe njerëzit e duhur, shteti shkon drejt më të mirës

Taravari: Me ide të qarta dhe njerëzit e duhur, shteti shkon drejt më të mirës

Shkup, 3 maj 2025 (MIA)- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot mori pjesë në ceremoninë zyrtare të fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës së re Tetovë–Gostivar. Projekti me vlerë prej 90 milionë eurosh, u inaugurua në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler.

Ky investim strategjik synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore në rajonin e Pollogut dhe lehtësimin e qarkullimit ndërmjet dy qyteteve të rëndësishme të vendit.

“Sot bashkë me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ageler isha pjesë e ceremonisë së organizuar me rastin e fillimit zyrtar të punimeve në projektin 90 milionë eurosh që synon një autostradë të re Tetovë-Gostivar. Me ide të qarta dhe njerëzit e duhur, ky shtet do të shkojë drejt më të mirës!”, u shpreh Taravari. 

QËNDRONI TË LIDHUR