Taravari me apel ndaj atyre që ishin prezent në ngjarjen në Koçan që të drejtohen tek mjekët e tyre amë
- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në konferencën për media dërgoi apel drejt të gjithë atyre që kanë qenë prezent në ngjarjen tragjike në Koçan dhe nuk janë paraqitur në mjek, të lajmërohen te mjekët e tyre amë në spitalet e Koçanit ose Shtipit, ose në tre spitalet në Shkup.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:38, 17 mars, 2025

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në konferencën për media dërgoi apel drejt të gjithë atyre që kanë qenë prezent në ngjarjen tragjike në Koçan dhe nuk janë paraqitur në mjek, të lajmërohen te mjekët e tyre amë në spitalet e Koçanit ose Shtipit, ose në tre spitalet në Shkup.
Siç theksoi ministri, gjendja e të gjithë pacientëve deri më tani është stabile.
"Gjendja e të gjithë pacientëve deri tani është stabile. Shpresoj se nuk do të ketë komplikime ose përkeqësim të gjendjes. Vazhdimisht marrim informacione nga të gjitha spitalet ku ndodhen pacientët tanë, si dhe nga qendrat tona këtu në Shkup, situata është plotësisht nën kontroll. Edhe një thirrje tjetër për të gjithë ata që kaluan atë situatë tragjike dje në Koçan dhe të cilët nuk janë paraqitur në mjek, i lus të paraqiten tek mjekët e tyre amë ose në spitalet në Shtip ose në Koçan ose në tre spitalet në Shkup, nëse kanë ndonjë pasojë", ka thënë Taravari. qa/
Foto: MIA