• e shtunë, 23 nëntor 2024

Taravari kundër Osmanit për Planin 9 pikësh të OSBE-së për Kosovën: Ke keqpërdorur pozicionin për t’i bërë argatin Serbisë

Taravari kundër Osmanit për Planin 9 pikësh të OSBE-së për Kosovën: Ke keqpërdorur pozicionin për t’i bërë argatin Serbisë

Shkup, 7 prill 2024

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari, ka reaguar pas komunikatës së lëshuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në lidhje me planin 9 pikësh të OSBE-së, për Kosovën.

Taravari shkruan se Qeveria e Kosovës ka zbuluar dje se në fakt ky plan është shkruar nga dora e Bujar Osmanit dhe jo nga ndërkombëtarët.
 
“Jam i shokuar të kuptoj se Osmani, si kryesues shqiptar i OSBE-së, ka keqpërdorur pozicionin e tij për t’i bërë argatin Serbisë duke bërë të vetat kërkesat e Beogradit. Plani 9 pikësh i Bujar Osmanit ka kërkuar tërheqjen e policisë speciale të Kosovës nga territori legjitim i Kosovës. Ai ka kërkuar poashtu dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë të komunave veriore. Dokumenti i Bujar Osmanit ka kërkuar që të mos qëndrojnë në veri ata heronj që na bënë krenar të gjithëve në rastin e sulmit të Vuçiqit në Banjskë, ku u vra nga terroristët serbë polici dëshmor Afrim Bunjaku.

Fatmirësisht mendoj, qeveria e Kosovës nuk e ka pranuar planin e Bujar Osmanit, sepse po të ishte pranuar ai plan, bandat e Vuçiçit nuk do të kishin gjetur rezistencë.

Na vjen të gjithëve vështirë, kur një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, siç është Bujar Osmani, mban qëndrime të tilla antikombëtare në rastin e Kosovës”, thuhet në reagimin  Arben Taravarit.

Koalicioni VLEN

__________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR