• e shtunë, 23 nëntor 2024

Taravari: Koalicioni VLEN është garanca më e mirë se do të vazhdojë rruga evropiane

Taravari: Koalicioni VLEN është garanca më e mirë se do të vazhdojë rruga evropiane

Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Koalicioni VLEN, sipas Arben Taravarit, është garanca më e mirë për atë se Maqedonia e Veriut do ta vazhdojë rrugën evropiane. Në të vërtetë, thekson ai, edhe në deklaratën e parë mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it kanë ekzistuar tre pika - rruga evropiane, zhvillimi i shpejtë ekonomik dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe shteti juridik.

Taravari, pas pjesëmarrjes në Kanal 5, tha se "nuk do të donte të përsëritet viti 2008" dhe "nëse ekziston strategjia në vitin 2028 Maqedonia, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi të hyjnë në pako, kjo tashmë është arsyeja me të cilën ne do të duhej t'i ndryshojmë disa gjëra të caktuara në shpejtësi".

"Garantoj se do të ketë modalitete të cilat do të jenë të pranueshme për të dyja palët. Edhe për Shkupin edhe për Sofjen dhe në atë jam mjaft i sigurt, megjithatë për atë cilat janë opsionet, sigurisht kryeministri i ardhshëm do t'i thotë. Megjithatë, ju them se po punohet në atë në mënyrë intensive", deklaroi Taravari.

I pyetur nëse ka biseduar me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski për ndryshimet kushtetuese, kryetari aktual i komunës së Gostivarit nga Aleanca për shqiptarët, Taravari tha "normalisht", duke cekur se nuk është korrekte ai të tregojë për çfarë zgjidhje, por atë duhet ta kumtojë mandatari i ardhshëm apo kryeministri.

"Punojmë në disa aspekte. Unë jam optimist se do të gjendet zgjidhje. Do të kemi ndihmë edhe nga organizata joqeveritare edhe nga njerëz që do të dëshirojnë ta ndihmojnë Maqedoninë, e tëra me qëllim që të lëvizim dhe të lëvizim dhe t'i fillojmë negociatat, sepse kjo është për të mirën e qytetarëve", dekalroi Taravari.

Si qeveri e re me shumicë stabile, sipas taravarit tani është momenti të punohet, edhe reforma, edhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit, edhe shteti juridik dhe të tentohet të gjendet zgjidhje dhe të bëhen disa ndryshime të caktuara kushtetuese.

"Numrat tani janë 80, vetëm na duhet zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme për Bullgarinë edhe për maqeodninë dhe menjëherë të zgjidhet problemi. Unë jam optimist se prëfundimisht Shqipëria dhe Maqedonia do të vazhdojnë së bashku edhe t'i fillojnë negociatat", deklaroi Taravari.

Taravari, gjithashtu, shfaqi pritje se BDI do të jetë opozitë konstruktive dhe do të bëjë "tranzicion të qetë".

I pyetur për atë nëse do të jetë minsitër i Shëndetësisë, Taravari tha se në disa ditët në vijim do të vendosë nëse do ta pranojë funksionin e ministrit të Shëndetësisë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR