• e enjte, 26 dhjetor 2024

Taravari: Kemi biseduar me Ramën dhe Kurtin, por, asnjëri prej tyre nuk ka insistuar që të kandidohem

Taravari: Kemi biseduar me Ramën dhe Kurtin, por, asnjëri prej tyre nuk ka insistuar që të kandidohem

 Tiranë, 16 shkurt 2024 (MIA) - Lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetar aktual i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili para dy ditëve e   shpalli kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale,   për Euronjuz të Shipërisë ka deklaruar se këtë iniciativë e kanë ndarë me kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por nuk ka pasur asnjë insistim nga ata.

"Kemi biseduar me Kurtin dhe Ramën në një takim të përbashkët, por nuk ka qenë insistimi i tyre. Ishim të bindur se me kandidimin e një shqiptari ekziston mundësia reale që kandidati shqiptar të shkojë në raundin e dytë dhe ta tregojë vlerën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Nuk ka pasur as insistim, as mbështetje, as nga Kurti, as nga Rama, por kemi biseduar me ta", ka deklaruar Taravari.

Shtoi se vendimi për kandidim është marrë pasi disa sondazhe kanë treguar se shqiptarët për herë të parë kanë mundësi të hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

"Bëmë disa sondazhe dhe matje të mendimit  publik dhe në bazë të tyre del e shqiptarët për herë të parë  mund të hyjnë  në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ndaj në bazë të tyre rezultoi se ia vlen të garojmë dhe të shkruajmë histori në Republikë. të Maqedonisë së Veriut", tha Taravari. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR