• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari: Këtë vit mortaliteti në Klinikën e Fëmijëve - Shkup është më i ulët se në vitet e kaluara

Taravari: Këtë vit mortaliteti në Klinikën e Fëmijëve - Shkup është më i ulët se në vitet e kaluara

 Tetovë, 10 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë dhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë mortaliteti në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve - Shkup këtë vit është shumë më i ulët në krahasim me vitet paraprake.

 "Për fat të keq, po keqpërdoren të gjitha ngjarjet. Në klinikat, fatkeqësisht, ndodhin raste të vdekjeve. Drejtori na dërgoi edhe statistika të viteve të tjera dhe tani, sa është mortaliteti në Klinikë dhe në përgjithësi mund të them se këtë vit është shumë më pak se vitet e kaluara. Të gjithë drejtorëve u japim gjashtë muaj  të paktën  për të drejtuar dhe prandaj janë ushtrues detyre drejtorë. Më pas do të shohim, do të vendosim se si do të vazhdojmë ", theksoi Taravari, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse si ministër e di që në një muaj ka tre raste të vdekjeve në Klinikën e Fëmijëve dhe nëse do të ndërmarrë masa.

 Taravari merr pjesë në kongresin e jashtëzakonshëm partiak të Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, i cili mbahet nën moton "Ndryshimi vazhdon".

 Foto: MIA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR