• e diel, 24 nëntor 2024

Taravari: Jehona më e madhe në këto zgjedhje tregon se ndryshimet po vijnë

Taravari: Jehona më e madhe në këto zgjedhje tregon se ndryshimet po vijnë

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Arben Taravari, kandidat për president i koalicionit opozitar shqiptar "Vlen" në konferencën e parë pas mbylljes së vendvotimeve njoftoi se në këto zgjedhje ka jehonë më të madhe se sa në zgjedhjet e kaluara, që, sipas tij, tregon se ndryshimet po vijnë. 

"Si 'Vlen' jemi shumë të lumtur që fituam vota kryesisht nga shqiptarët. Tani ndryshimet tashmë janë në kutitë të cilat tashmë po hapen. Shpresoj se komisionerët tanë, vëzhguesit tanë do t'i kontrollojnë dhe nuk do të lejojnë të ketë keqpërdorime dhe të garantohet se çdo votë që është dhënë në mënyrë demokratike do të dalë në pah. Zëri i qytetarit asesi nuk duhet të keqpërdoret", tha Taravari. 

Më 8 maj pret fitore të koalicionit "Vlen" dhe ardhjen e ndryshimit me shkuarjen e BDI-së në opozitë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR