• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari: Ferid Murad personalitet i jashtëzakonshëm

Taravari: Ferid Murad personalitet i jashtëzakonshëm

Gostivar, 19 shtator 2023 (MIA)- Komuna e Gostivarit gjatë ditës së sotme në hapësirat e Këshillit Komunal organizoi mbledhje komemorative kushtuar veprës dhe jetës së nobelistit shqiptar me prejardhje nga Llakavica e Gostivarit, Dr. Ferid Murad.

Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili u shpreh se Dr. Ferid Murad ishte një personalitet i pazëvendësueshëm.

"Profesor Ferid Muradi ishte një personalitet i pazëvendësueshëm. Kujtoj vetëm që në vitin 1998 ai u vlerësua me çmimin më të madh botëror të shkencës siç është çmimi Nobël në mjekësi e fiziologji. Studimet dhe zbulimet e tij janë ende pjesë e punës së laboratëve të cilët janë në rrugë për të krijuar tableta e terapi për sëmundje që deri tani janë të pashërueshme. Afeksioni i veçantë që të gjithë shqiptarët kanë ndaj profesor Feridit dhe sidomos ne gostivarasit, është që ai e kishte origjinën nga Llakavica jonë", deklaroi kryetari i komunës, Arben Taravari.

Kreu i Gostivarit, Arben Taravari rikujtoi se nobelisti Ferid Murad për herë të fundit në Komunën e Gostivarit ka qenë gjatë vitit 2018.

"Babai i mjekësisë së lashtë Hipokrati, shkruajti një libër të quajtur Analet, ku dër të tjera aty ai la një thënie gjeniale për të vërtetën e njeriut. Hipokrati tha se jeta është e shkurtër, vepra është e gjatë! Kështu është rasti i shqiptarit që i dha botës aq shumë në mjekësi, universiteteve aq shumë në dituri, dhe shkencëtarëve ju la aq shumë trashëgimi me punët e tij kërmimore", tha mes tjerash kryetari Arben Taravari.

Në këtë mbledhje komemorative fjalim rasti mbajtën edhe ish-rektori i Universitetit Juglindor të Tetovës, Alajdin Abazi, mjeku Kastriot Haxhirexha, biznesmeni nga SHBA-të, Harun Ceka dhe mjeku Ferid Muaremi.

QËNDRONI TË LIDHUR