• e shtunë, 23 nëntor 2024

Taravari emëroi u.d. drejtorë në disa institucionet shëndetësore publike

Taravari emëroi u.d. drejtorë në disa institucionet shëndetësore publike

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot emëroi u.d. drejtorë në disa institucione shëndetësore publike, kumtoi Minsitria e Shëndetësisë.

Për u.d. drejtor në Klinikën universitare për neurokirurgji është emëruar Lulzim Agai, në Klinikën universitare për sëmundje të syve - Natasha Shekerinov, përderisa në Klinikën universitare për sëmundje respiratore te fëmijët Kozle - Karolina Simonovska.

Pranvera Izairi do të jetë u.d. drejtoreshë e Spitalit special të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës "Nënë Tereza" Çair, në Klinikën universitare për kirurgji plastike dhe rekonstruktive - Jasmina Gjorgievska Pavllovska, ndërsa në Klinikën universitare për kirurgji të fytyrës, nofullave dhe qafës - kirurgji maksilofaciale - Susana Dvojakovska.   

U.d. drejtor në Spitalin klinik Tetovë – Agim Berisha, ndërsa në Spitalin e përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar Gjevgjeli - Patrick Math, në Institutin e Mjekësisë së Punës RMV - Merhal Ismaili, në Qendrën shëndetësore Vallandovë – Keti Pampurova Stojçevska, në Shtëpia e shëndetit Kratovë - Oliver Llazarovski dhe në Shtëpinë e shëndetit Kërçovë - Genc Selmani. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR