• e shtunë, 23 nëntor 2024

Taravari: Do të kujdesem që nga Kushtetuta të eliminohet përkufizimi fyes i gjuhës shqipe si “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve”

Taravari: Do të kujdesem që nga Kushtetuta të eliminohet përkufizimi fyes i gjuhës shqipe si “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve”

Shkup, 19 prill

Kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari në një ndër zotimet e tij në platformën politike thekson qartazi që do të kujdeset që nga Kushtetuta të eliminohet përkufizimi fyes i gjuhës shqipe si “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve”.

“Do të kujdesëm që nga Kushtetuta të eliminohet përkufizimi fyes i gjuhës shqipe si “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve” dhe që gjuha shqipe, në alfabetin e saj, të jetë gjuhë zyrtare në tërë territorin e Republikës në nivel të barabartë me gjuhën maqedonase.” – marrë nga platforma politike e kandidatit për president Arben Taravari.

_________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR