• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari: Digjitalizimi i mirë ka bërë revolucion dhe kursime të mëdha në shëndetësi në vende të tjera

Taravari: Digjitalizimi i mirë ka bërë revolucion dhe kursime të mëdha në shëndetësi në vende të tjera

Tetovë, 26 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot e vizitoi Klinikën spitalore në Tetovë, për të parë gjendjen e institucionit pas motit të ligë. Ai paralajmëroi se po mendon për digjitalizim ende më të madh në shëndetësi me qëllim që të shmangen manipulimet me përshkrimin e barnave dhe shfrytëzimin e shërbimeve mjekësore që të mos përsëriten situata si në Klinikën e Onkologjisë.

"Unë mendoj se një nga qëllime tona të përgjithshme të programit është decentralizimi, pra rajonalizimi i shëndetësisë. Planifikojmë katër qendra klinike të funksionojnë në shtet, njëra prej tyre ndoshta edhe më e rëndësishmja është spitali i Tetovës. Po marr informacione se këtu relativisht mirë është e pajisur me aparate, megjithatë mungojnë burimet njerëzore. Ata që janë me kontratë, ndërsa kemi informacione se ka numër të madh njerëzish, punonjës mjekësor të punësuar me kontratë që sa më shpejtë duhet t'u jepen vendime dhe të punësohen plotësisht dhe të bëhet plan afatgjatë ato specializime që janë deficitare t'i planifikojmë edhe si Ministri dhe si Fakultet i Mjekësisë së bashku që në vitet e ardhshme  të mos ndodh disa reparte të mos funksionojnë", tha Taravari.

Në pyetjet e gazetarëve për gjendjen me klinika të caktuara në qendrën klinike të Shkupit, Taravari tha se sot dr. Igor Stojkovski është emëruar drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

"Për drejtorin ekonomik të Toksikologjisë, komisioni i revizionit ishte aty dhe së shpejti do të jap një raport zyrtar për të mos spekuluar. Krahas kësaj për drejtoreshën e Kardiokirurgjisë kam marrë informacion nga zëvendësministrja se ka marrë një shkresë nga KSHSK-ja që ta kthejë dhe ka bërë mirë. Megjithatë, do të shohim nëse ka parregullsi të tjera në funksionim. Nëse ka, ne do të veprojmë menjëherë dhe do ta ndryshojmë përsëri pa asnjë problem. Në parim, mendoj se zëvendësministrja e Shëndetësisë ka vepruar mirë", tha Taravari.

Sipas tij, për Onkologjinë po punohet në gjetjen e zgjidhjes afatmesme dhe afatgjate.

"Flas për digjitalizimin, ndoshta edhe për kodim të të gjitha barërave të cilat do të vijnë në Maqedoni. Megjithatë, më jepni kohë të konsultohem edhe me inxhinierët e TI-së dhe me njerëz të cilët kuptojnë, kjo ndodhë në shtete ku digjitalizimi i mirë ka bërë revolucion dhe kurisme të mëdha në shëndetësi. Ne iu referohemi pa ndërprerë luftës kundër korrupsionit dhe krimit. Do të insistoj sa më parë të fillojmë të digjitalizojmë në Maqeodni. Është e fshehtë publike se disa njerëz i marrin barërat me udhëzim nga mjeku amë i sjellin në barnatoret private dhe i shesin. Onkologjia është një shembull që e kapëm, onkologji ka ndoshta edhe në disa spitale dhe klinika. Megjithatë nuk dëshiroj të kem paragjykime, dëshiroj të vendosë standarde në mënyrë që të parandalojmë çfarëdo lloj keqpërdorimi. Nëse pacienti njëherë është incizuar me rezonancë magnetike, nuk guxon për herë të dytë për gjashtë muaj sërish të bëhet, përveç në rast të caktuar ku është e domosdoshme", tha Taravari.

Gjatë motit të lig të së dielës së kaluar, një pjesë e hapësirave të bodrumit në spitalin e Tetovës në Qendrën urgjente ishin vërshuar, por nuk ka pasur dëmtime të aparateve më të shtrenjta. sa/ab/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR