• e enjte, 26 dhjetor 2024

Taravari dhe Memedi: Është ligjore dhe nuk mund t'i ndalohet drejtorit të marrë këshilltar me të cilin mendon se mirë do ta udhëheqë Klinikën

Taravari dhe Memedi: Është ligjore dhe nuk mund t'i ndalohet drejtorit të marrë këshilltar me të cilin mendon se mirë do ta udhëheqë Klinikën

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) – Nuk e di nëse është nepotizëm, por nuk mund t’ia ndalojmë drejtorit që të marrë këshilltar me të cilin mendon se më mirë do ta udhëheqë Klinikën, veçanërisht nëse bëhet fjalë për njeri me përvojë në qeverisje të mirë dhe udhëheqje të mirë në institucion shëndetësor, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari lidhur me angazhimin e Alajdin Memedit si këshilltar në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve ku drejtor është Rexhep Memedi.

Sipas Taravarit, rezultatet tregojnë se Alajdin Memedi është një nga drejtorët më të suksesshëm i cili ka udhëhequr me ndonjë institucion shëndetësor, ndërsa nëse është paraparë me sistematizim, drejtorët mund të marrin këshilltarë. 

- Njeriu për të cilin po flisni nuk ka qenë fare drejtor ekonomik në periudhën kur ne i kemi shkarkuar drejtorët. Ai ka drejtuar një institucion shëndetësor në vitin 2014 dhe 2022 dhe rezultatet tregojnë se ai është një nga drejtorët më të suksesshëm që ka drejtuar një institucion shëndetësor. Nuk shoh asgjë të keqe, ai nuk është më drejtor dhe mund të jetë këshilltar kudo që dikush të ketë nevojë për të dhënë këshilla”, theksoi Taravari, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes për blerjen e aparatit rentgenologjik mobil.

Drejtori Rexhep Memedi tha se Alajdin Memedi është drejtori i vetëm ekonomik i cili ka fituar kontekst gjyqësor që vetë e ka iniciuar për shkarkimin e tij.

“Ka një vendim gjyqësor që ai nuk ka bërë asnjë shkelje në veprimet e tij dhe është fakt i mjaftueshëm që ai ka punuar në kuadër të kompetencave ligjore. Ndryshe, të gjithë drejtorët e mëparshëm kanë përdorur këshilltarë dhe kjo është brenda kornizës ligjore. Nuk është hera e parë që drejtorët e klinikave përdorin këshilltarë, është brenda kufijve të lejuar. Në atë pjesë nuk kemi ndryshime në shpenzime, vërehet një kursim i konsiderueshëm në pjesën e shpenzimeve për drejtorët ekonomikë, ndërsa në raport me shpenzimet e këshilltarëve që janë shfrytëzuar nga të gjithë drejtorët e mëparshëm, nuk ka ndryshime. Ne jemi një Klinikë e madhe me mbi 300të punësuar, mbi 70 mijë kontrolle në vit, rreth 6 mijë pacientë të shtruar, por na mungon kuadri administrativ. Prej vitesh, Departamenti i Financës punon pa drejtues, Departamenti i Furnizimeve Publike punon me një punonjës pa drejtues, ai i Kontabilitetit është pa drejtues dhe është e pamundur që një institucion i madh të funksionojë pa këshilla të ekspertëve në fushën e financës dhe kontabilitetit. Jemi në fazën e gjetjes së kuadrit për funksionim normal që është në kuadër të ligjeve dhe rregulloreve”, theksoi drejtori.

E majta akuzoi se Alajdin Memedi është kushëri i Rexhep Memedit dhe kërkoi shkarkim të menjëhershëm të kushërinjve, si dhe nga Enti Shtetëror i Revizionit dhe nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që urgjentisht ta kontrollojnë punën në klinikat. fc/

Foto/video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR