• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari: Deklarata e Dimitrievskit është për pikë politike

Taravari: Deklarata e Dimitrievskit është për pikë politike

Shkup, 6 korrik 2024 (MIA)- Lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari mbrëmë deklaroi se është në marrëdhënie të mira me Maksim Dimitrievskin nga ZNAM dhe e vlersëroi "si pikë politike" reagimin e tij se do të largohej nga Qeveria nëse ministrat edhe një herë vendosin flamurin shqiptar në ambientet e qeverisë. 

"Kam pesë-gjashtë ditë që sjam dëgjuar me të, por kam komunikim. Maksimi është shoku im i mirë. Mendoj se më shumë ka të bëjë me pikë politike se sa kështu mendon realisht zoti Maksim Dimitrievski. Fushata e tij kur ishte kandidat për kryetar komune në vitin 2021 mori një numër të madh votash shqiptare. Edhe në zyrën e tij shoh që ka një flamur shqiptar dhe nuk është asgjë e tmerrshme. Flamuri shqiptar është flamuri zyrtar që përdoret në vendin tonë, ndaj nuk është ndonjë gjë e madhe. Mendoj se është më shumë për pikë politike sesa që ai me të vërtetë mendon kështu", tha Taravari në Tema e Ditës në TV Sitel.

Ai gjithashtu tha se ende nuk ka përfunduar beteja ligjore për Aleancën e shqiptarëve, e cila u nda para zgjedhjeve. Një pjesë e anëtarësimit është anuar nga ai, ndërsa pjesa tjetër nga Ziadin Sela. Vulat e partisë, tha Taravari, janë tek ata, por gjithashtu tha se vendimin për marrjen e vulave të Gjykatës e kanë ankimuar në Gjykatën e Apelit. 

"Nuk kemi më nevojë për presion nga askush. Vetëm të miratohet një vendim meritor. Asgjë tjetër", tha Taravari. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR