• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tani për tani nuk mendohet për ndërhyrje në çmimet e karburanteve, thotë ministri Bekteshi

Tani për tani nuk mendohet për ndërhyrje në çmimet e karburanteve, thotë ministri Bekteshi

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Qeveria tani për tani nuk mendon të ndërhyjë në çmimet e karburanteve, tha sonte ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. 

Sipas tij, kjo do të duhet të vijë si propozim nga Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE), nëse sipas projeksioneve të tij ka një tendencë të rritjes së çmimeve.  

 

"Për momentin nuk bisedohet për këtë. Duhet të vijë si propozim i KRRE-së nëse sipas projeksioneve të tyre ka tendencë të rritjes së çmimeve. Ne nuk mund të ndikojmë në bursat botërore të derivateve të naftës, mundemi përmes akcizës dhe TVSH-së, për momentin ne në Minitrinë e Ekonomisë nuk bëjmë analiza të tilla. Me siguri bëhen në Ministrinë e Financave dhe në KRRE", theksoi Bekteshi në emisionin në televizionin Sitel. 

 Foto: Arkivi i MIA-s dhe printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR