• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takimi Xhaferi - Angelov: Marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim i suksesshëm në NATO dhe në rrugën drejt BE-së

Takimi Xhaferi - Angelov: Marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim i suksesshëm në NATO dhe në rrugën drejt BE-së

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) -  Një takim i dyfishtë brenda një jave – dypalëshi i sotëm, pas takimit të përbashkët të së hënës me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, tregon vullnetin e të dyja palëve për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, siç u ka hije vendeve me orientim evropian, u konkludua në takimin e sotëm të kryeministrit teknik Talat Xhaferi me ambasadorin bullgar në vend, Angel Angelov.   

Në takim, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar,  u bisedua për çështje aktuale me rëndësi për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, për bashkëpunimin dypalësh, si dhe ruajtjen e stabilitetit në kontekstin rajonal dhe më të gjerë evropian. Dhe në atë drejtim, u potencua rëndësia e potencimit të shembujve pozitivë dhe narrativëve pozitivë nga të dyja vendet, gjë që shkon në favor të forcimit të besimit të ndërsjellë, si interes i qytetarëve dhe kontribut në sjelljen evropiane të rajonit.

Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar fuqishëm për dialogun ndërmjet shteteve, i cili çon në miqësi dhe respekt të ndërsjellë për dinjitetin, dhe shprehu pritshmërinë që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të kenë mundësinë që brenda disa viteve të bashkëpunojnë me sukses edhe në Bashkimin Evropian, siç e bëjnë tani brenda kornizave të  NATO-s. 

 Në takim të dyja palët ri konfirmuan vullnetin politik për implementimin e marrëdhënieve të ndërmarra reciprokisht me marrëveshje, dhe në këtë kontekst, Kryeministri Xhaferi e ri konfirmoi edhe përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese në drejtim të vazhdimit të rrugës së integrimit evropian të vendit. Njëherazi, u konfirmua nevoja e ndërsjellë për vazhdimin e dialogut politik në të gjitha nivelet gjatë vitit 2024, pavarësisht nga zgjedhjet në vendin tonë dhe ndryshimin e ardhshëm të Kryeministrit në Bullgari. Si shembull pozitiv në këtë drejtim, u sugjerua vizita e Kryetarit të Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, në nëntorin e kaluar, me të cilin Kryeministri Xhaferi zhvilloi takim nga pozita e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 Foto: Qeveria

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR