• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takimi Siljanovska Davkova me Piter Smolvud: Shkëmbyen mendime për politikën ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale

Takimi Siljanovska Davkova me Piter Smolvud: Shkëmbyen mendime për politikën ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale

Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova zhvilloi takim me Piter Smolvud, anëtar i njohur i Partisë Konservatore britanike dhe me Ron Nering, drejtor i programeve ndërkombëtare në Institutin amerikan të lidershipit dhe ish kryetar i Partisë Republikane të Kalifornisë.

Në takim, ashtu siç kumtoi Kabineti i Siljanovska Davkovës, janë shkëmbyer mendime për politikën ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale dhe konfliktet ushtarake dhe zgjidhjet e mundshme për paqe.

Vëmendje e veçantë iu kushtua Ballkanit Perëndimor dhe konsolidimit të tij të gjatë dhe të ndërlikuar demokratik dhe eurointegrimit.

Është riafrimuar dhe potencuar rëndësia e partneritetit strategjik Amerikë-RMV pas fitores së Partisë Republikane dhe të Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale.

Në takim u shpreh dakordësia se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE do t'i japë fund rrezikut të destabilizimit dhe ballkanizimit dhe do të çojë në ribashkimin e tij në Evropë, ku i përket jo vetëm gjeografikisht, por edhe historikisht dhe kulturalisht.

Bashkëbiseduesit shprehën mirëkuptimin dhe mbështetjen për fillimin e negociatave tona me BE-në. rq/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR