• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani - Bilstrom: Maqedonia e Veriut dhe Suedia do e ndihmojnë njëra-tjetrën për anëtarësim në BE dhe NATO

Osmani - Bilstrom: Maqedonia e Veriut dhe Suedia do e ndihmojnë njëra-tjetrën për anëtarësim në BE dhe NATO

Shkup, 15 mars 2023 (MIA) - Suedia do ta përkrah integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa Shkupi anëtarësimin e Stokholmit në NATO, theksuan në takimin e sotëm ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve, Bujar Osmani dhe Tobias Bilstrom, kumtoi MPJ.

Bilstrom  e ka riafirmuar përkrahjen e Suedisë për eurointegrimin tonë, njëheri duke e potencuar domosdoshmërinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, me qëllim vijueshmërinë e procesit të negociatave dhe trasimin e rrugës për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.

Osmani falënderoi për angazhimin e vazhdueshëm të Suedisë në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në BE, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit zhvillimor, në kuadër të të cilit Maqedonia e Veriut është sërish në mesin e vendeve partnere-prioritare të ndihmës suedeze për zhvillim në fushat që janë më të dobishme për reformat tona nga procesi i anëtarësimit.

Ministri i Jashtëm, Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet mbështetëse e fortë e anëtarësimit të Suedisë në NATO, e cila do të kontribuojë në forcimin e sigurisë së zonës euroatlantike.

“Integrimi i përshpejtuar i vendit tonë në BE dhe anëtarësimi sa më i shpejtë i Suedisë në NATO do të frenojë ndikimet dashakeqe të faktorëve të tretë që përpiqen të minojnë sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit evropian. Prandaj sot edhe një herë u zotuam se bashkërisht do të ndihmojmë njëri-tjetrin për anëtarësimin në BE dhe NATO”, tha Osmani, i cili prej sot qëndron për vizitë të parë zyrtare në Mbretërinë e Suedisë.

Në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, Osmani e njoftoi bashkëbiseduesin me aktualitetin në lidhje me kryesimin me OSBE-në nën prizmin e prioriteteve të përcaktuara, në të cilat Ukraina mbetet prioriteti ynë kryesor dhe çështje kyçe e sigurisë në kuadër të OSBE-së 2023.

Në takim u diskutua edhe për dinamikën rajonale, të cilën të dy ministrat e vlerësuan si thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, por edhe të Evropës.

"U vu në dukje presidenca aktuale e vendit tonë edhe me Procesi për bashkëpunim në Evropën Juglindore dhe SHBA- Kartën e Adriatikut (A5), me çka u vlerësua pozitivisht roli i Maqedonisë së Veriut si një aktor aktiv në gjenerimin e stabilitetit dhe paqes në kontekst më të gjerë rajonal", thuhet nël kumtesën e MPJ-së.

Në kuadër të vizitës, ministri Osmani pati takim me Kryetarin e Kuvendit të Suedisë, Andreas Norlen, në të cilin u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer parlamentar mes dy vendeve dhe me Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë Suedeze për Zhvillim (SIDA), Karin Jemtin, duke iu referuar përfitimeve të drejtpërdrejta nga bashkëpunimi zhvillimor suedez në perspektivën tonë evropiane.

Në delegacionin e Ministrit Osmnai ëshët edhe kryetrai i Komisonit të Kuvendit për çështje evropiane, Arbër Ademi. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR