• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim Mucunski - Bunford, fokus në marrëdhëniet eurointegruese dhe dypalëshe me Hungarinë

Takim Mucunski - Bunford, fokus në marrëdhëniet eurointegruese dhe dypalëshe me Hungarinë

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot është takuar me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Hungarisë Zolt Bunford.

Ashtu siç informon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Mucunski dhe Bunfordi iu referuan dialogut politik dinamik dhe të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve mike në tre dekadat e fundit, si dhe bashkëpunimit të shkëlqyer dypalësh në shumë sektorë, me theks të veçantë në planin ekonomik.

 

"Fokusi i bisedimeve ishte vënë në perspektivën evropiane të vendeve të rajonit dhe mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme hungareze në këtë kontekst, e cila veçanërisht doli në shprehje gjatë presidencës hungareze me Këshillin e Bashkimit Evropian. Duke shprehur faleminderim për mbështetjen e qartë dhe të fuqishme të Hungarisë dhe përpjekjet e bëra në mbështetje të integrimeve tona evropiane, ministri Mucunski theksoi përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar rrugën evropiane duke përmbushur reforma të rëndësishme në vend dhe duke vepruar me përgjegjësi në skenën ndërkombëtare", theksohet në kumtesë. rq/

Foto: Ministria e Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR