• e premte, 27 dhjetor 2024

Takim ministror BE-ASEAN

Takim ministror BE-ASEAN

Bruksel, 2 shkurt 2024 (MIA) - Inkurajimi i tregtisë së ndërsjellë, mundësitë për investime dhe sfidat rajonale dhe globale të sigurisë do të jenë temat kryesore në takimin e sotëm të 24-të të krerëve të diplomacive të anëtareve të Bashkimit Evropian dhe Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), që do të mbahet në Bruksel.

Me takimin ministror BE-ASEAN do të kryesojnë përfaqësuesi i lartë i Unionit për Politikë të Jashtme dhe Siguri Zhosep Borell dhe sekretari i Punëve të Jashtme i Filipineve Enrike Manalo. 

Siç thuhet në paralajmërimin e takimit, BE-ja dhe ASEAN si liderë të pranuar botëror në integrimin rajonal janë partnerë të rëndësishëm strategjikë në mbrojtjen e multilateralizmit dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Në takim, ministrat do të bisedojnë  për bashkëpunimin midis BE-së dhe ASEAN-it në nxitjen e tregtisë me fokus të iniciativave të gjelbra, tranzicionin digjital dhe vendosjen e zinxhirëve të sigurt të furnizimit, mbi mundësitë e investimeve në kuadër të nismës "Porta Globale" të Unionit, si dhe mbi zhvillimet rajonale dhe globale të sigurisë. Ministrat do ta shqyrtojnë gjithashtu zbatimin e vendimeve të miratuara në Samitin BE-ASEAN në dhjetor të vitit 2022 dhe do të diskutojnë hapat e ardhshëm.

Në Samitin e vitit 2022, BE-ja premtoi të mobilizojë 10 miliardë euro për projektet e lidhjes ASEAN nën iniciativën "Porta Globale". 

Pas përfundimit të takimit, shefat e diplomacive të vendeve anëtare të ASEAN-it do të marrin pjesë në darkën me të cilën do të fillojë takimi jozyrtar dyditor i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së. qa/

Foto: BE

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR