• e premte, 08 nëntor 2024

Takimi Minçev-Klekovski, në fokus bashkëpunimi dhe zhvillimi i ardhshëm

Takimi Minçev-Klekovski, në fokus bashkëpunimi dhe zhvillimi i ardhshëm

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot është takuar me drejtorin e Fondit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski. 

Siç njofton Kabineti i ministrit të Administratës Publike, në mbledhjen e zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Administratës Publike, është diskutuar për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy institucioneve dhe mundësitë për zhvillimin e sektorit shëndetësor.

"Ministri Minçev dhe drejtori Klekovski shkëmbyen ide për optimizimin e proceseve, si dhe për përmirësimin e efikasitetit dhe transparencën në menaxhimin e burimeve shëndetësore. Të dyja palët ranë dakord se bashkëpunimi i integruar është kyç për arritjen e qëllimeve shëndetësore dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët", thuhet në deklaratë.

Minçev dhe Klekovski, siç thuhet, ranë dakord se dialogu në vazhdimësi dhe puna e përbashkët do të arrijnë efekt pozitiv të sistemit të shëndetësisë dhe administratës publike në pëegjithësi. qa/

Foto: Ministria e Administratës Publike 

 

QËNDRONI TË LIDHUR