• e premte, 06 mars 2026

Takimi Milloshoski - Dekar: Mbështetja zvicerane për llogaridhënien dhe transparencën parlamentare

Takimi Milloshoski - Dekar: Mbështetja zvicerane për llogaridhënien dhe transparencën parlamentare

Shkup, 5 mars 2026 (MIA) - Rëndësia e mbështetjes afatgjate që Zvicra ka ofruar për zhvillimin institucional dhe forcimin e proceseve demokratike në Kuvend, u theksua në takimin e sotëm të nënkryetarit të Kuvendit, Antonijo Milloshoski me Severin Dekart, udhëheqëse e seksionit për Evropën Lindore në Agjencinë Zvicerane  për Zhvillim dhe Bashkëpiunim.

 

"Nënkryetari Milloshoski e theksoi rolin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim, si dhe të Institutit Demokratik Nacional (NDI), si partnerë dhe mbështetës të rëndësishëm të Kuvendit. Ai vuri në dukje se përmes bashkëpunimit të përbashkët, po zbatohen disa projekte që synojnë avancimin e llogaridhënies parlamentare, transparencën në punë dhe forcimin e kapaciteteve të Dhomës Ligjvënëse, theksohet në komunikatën e pres shërbimit kuvendor.

 Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi aktivitetet aktuale dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me qëllim të avancimit të mëtejshëm të standardeve demokratike dhe efektivitetin e punës parlamentare.

 Nënkryetari Milloshoski gjithashtu shprehu falënderime të veçanta për ambasadorin Zomer dhe ekipin e tij për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në zbatimin e iniciativave dhe projekteve të përbashkëta, të cilat kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në proceset e zhvillimit institucional dhe forcimin e vlerave demokratike në vend.

 Foto: Kuvendi

 

QËNDRONI TË LIDHUR