• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takimi Kovaçevski - Varadkar: Maqedonia e Veriut duhet sa më shpejt t'i ndjejë përfitimet e anëtarësimit në BE

Takimi Kovaçevski - Varadkar: Maqedonia e Veriut duhet sa më shpejt t'i ndjejë përfitimet e anëtarësimit në BE

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të cilat janë pa çështje të hapura, si dhe interesi për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, para se gjithash në planin ekonomik, u konfirmuan në takimin e sotëm mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit të Irlandës, Leo Varakdar e cila mbahet në margjinat e Samititi të Komunitetit politik evropian, në Granada, Spanjë. 

Kryeministri Varadkar theksoi se Irlanda fuqishëm e mbështetë integrimin e vendit në BE, dhe gjithashtu është ndër mbështetësit më të mëdhenj të politikës së zgjerimit të BE-së. Në takim nga ana e kryeministrit irlandez u theksuan përfitimet që Irlanda ka si vend anëtar i BE-së, duke theksuar se përfitime të tilla të rëndësishme për progresin dhe zhvillimin duhet të ndjehen edhe nga vendet e tjera. Në këtë drejtim, ai theksoi se Maqedonia e Veriut tashmë shumë gjatë ka pritur në atë rrugë.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale politike në vend, në kuadër të ndryshimit të Kushtetutës, ku bashkërisht u konfirmua se kjo do të përfaqësonte lëvizjen praktike në rrugën evropiane. qa/ab/

Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR