• e premte, 27 dhjetor 2024

Takimi i Spasovskit me konsullët e nderit në Mbretërinë e Holandës, Fridberg dhe Tuleski

Takimi i Spasovskit me konsullët e nderit në Mbretërinë e Holandës, Fridberg dhe Tuleski
Shkup, 29 shtator 2022 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë vizitës në Holandë u takua dhe me konsullët e nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Beno Fridberg dhe Igor Tulevski. “Vizitën në Mbretërinë e Holandës e shfrytëzova që të takohem edhe me konsullët e nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Beno Fridberg dhe Igor Tulevski, si mundësi e shkëlqyer që të konfirmohen marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, me ç’rast u informova për aktivitetet e deritanishme dhe me potencialet për avancimin e bashkëpunimit”, ka shkruar Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk. Bashkarisht u pajtuam, shkruan Spasovski, se përparimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është me interes të përbashkët, ndaj të cilit do të kontribonte përforcimi i dimensionit ekonomik në bashkëpunimin bilateral, ndërsa u theksua edhe gatishmëria për qasje më dinamike drejt afirmimit të shtetit tonë. Ai u ka shprehur falënderim konsullëve të nderit për kontributin dhe angazhimin e tyre për promovimin e shtetit tonë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR