Takimi i presidentit Pendarovski me rektoren e UKIM-it, Angellova
- Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur rektoren e Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, prof. Biljana Angellovën dhe prorektorin për financa, investime dhe zhvillim prof. Dr. Llazo Pendovski.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:05, 23 shkurt, 2024
Shkup, 24 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur rektoren e Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, prof. Biljana Angellovën dhe prorektorin për financa, investime dhe zhvillim prof. Dr. Llazo Pendovski.
Në takim Pendarovski, siç informonë nga Kabineti i tij, është informuar për aktivitetet aktuale dhe sfidat me të cilat po përballet UKIM-i.
Në këtë drejtim presidenti u njoftua me realizimin e Marrëveshjes Kolektive të UKIM-it, e cila është nënshkruar me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si themelues i këtij universiteti, si dhe për problemet në financimin e veprimtaisë shkencore-kërkimore kapitale nga ana e shtetit për UKIM-in.
Pendarovski, theksohet në kumtesë, ka dhënë mbështetje në përpjekjet e menaxhmentit dhe Sindikatës së UKIM-it për realizimin e plotë të Marrëveshjes Kolektive të nënshkruar në bashkëpunim me Qeverinë dhe ministritë kompetente. Presidenti Pendarovski theksoi në domethënien dhe rëndësinë nga arsimi i lartë cilësor dhe theksoi se shteti duhet në vazhdimësi ta mbështesë veprimtarinë shkencore-kërkimore dhe zhvillimin e universiteteve.
Foto: Kabineti i Presidentit