Takimi i presidentit Pendarovski me presidentin malazez Jakov Milatoviq
- Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi takim me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Doalog 2023.
Shkup, 16 qershor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi takim me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Doalog 2023.
“Presidenti Pendarovski e përgëzoi për zgjedhjen e tij si president i Malit të Zi, duke shprehur bindje se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në interes të qytetarëve të të dyja vendeve dhe përparimin dhe prosperitetin e tyre, do ta vazhdojnë miqësinë e tyre tradicionale dhe bashkëpunimin e suksesshëm dypalësh, informojnë nga Kabineti i Presidentit.
Në takim u bisedua për gjendjen në të dyja vendet dhe perspektivën e tyre evropiane, si dhe zhvillimet politike, sfidat ekonomike dhe të sigurisë me të cilat përballet rajoni ynë.
Të dy presidentët shprehën gatishmëri për thellimin e komunikimit dhe shkëmbimin e përvojave në lidhje me reformat për transformimin e shoqërive dhe proceseve integruese evropiane për anëtarësim në Bashkimin Evropian si qëllim i përbashkët i politikës së jashtme. ar/