• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takimi i presidentit Pendarovski me ministrat e punëve të jashtme të formatit Sllavkov

Takimi i presidentit Pendarovski me ministrat e punëve të jashtme të formatit Sllavkov

Shkup, 13 korrik 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot priti ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë - Aleksandër Shallenberg, Jan Lipavski dhe Miroslav Vlahovski, përfaqësues të iniciativës trepalëshe Formati Sllavkov.

Siç kumtoi kabineti i Pendarovskit, në takim u bisedua për aspiratat e vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për situatën në rajonin më të gjerë, në kuadër të agresionit rus kundër Ukrainës.

"Presidenti Pendarovski falënderoi vendet e formatit Sllavkov për mbështetjen e vazhdueshme në aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe në këtë kontekst u shkëmbyen mendime për rrjedhën e skriningut dypalësh të vendit tonë me BE-në, si dhe për nevojën e ndryshimeve të Kushtetutës që dalin nga Korniza negociuese me BE-në", njofton Kabineti i Presidentit.

Në takim u bisedua për gjendjen aktuale në Ballkanin Perëndimor, ku presidenti Pendarovski theksoi se perspektiva evropiane është një nga parakushtet e rëndësishme për stabilitetin e përgjithshëm, sigurinë dhe zhvillimin demokratik të rajonit.

"Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski theksoi nevojën që BE-ja të ruajë fokusin e saj në rajon, duke theksuar se në kohë sfidash serioze të sigurisë në tokën evropiane, është më e rëndësishme se kurrë që zgjerimi të shihet jo vetëm si një procedurë teknike, por edhe si një mjet i rëndësishëm gjeopolitik i BE-së", thuhet në njoftim. sa/

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR