• e premte, 27 dhjetor 2024

Takimi i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadoren ukrainase Dir

Takimi i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadoren ukrainase Dir

Shkup, 20 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e ka pritur ambasadoren ukrainase në Shkup, Larisa Dir. 

Siç thuhet në kumtesë, në takim, u shpreh kënaqësia nga marrëdhëniet tradicionale miqësore, bazuar në respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Presidentja Siljanovska Davkova theksoi përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke riafirmuar mbështetjen për Ukrainën kundër agresionit rus, i cili minon sigurinë dhe stabilitetin global evropian.

Të dyja bashkëbisedueset, siç u theksua, shkëmbyen mendime edhe për përcaktimet dhe perspektivat strategjike të dy vendeve, duke theksuar nevojën për ndihmë të mëtejshme reciproke, shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës. Siljanovska Davkova e vlerësoi mbështetjen e Maqedonisë për Ukrainën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ambasadorja Dir, duke ia uruar zgjedhjen presidentes Siljanovska Davkova, i dëshiroi kryerje me sukses të funksionit. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR