• e enjte, 07 nëntor 2024

Takimi i ministrit Toshkoski me përfaqësuesen e UNICEF-it, Miler

Takimi i ministrit Toshkoski me përfaqësuesen e UNICEF-it, Miler

 Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot realizoi takim pune me përfaqësuesen e sapoemëruar të UNICEF-it në vend, Lesli Miler gjatë së cilës ai falënderoi për partneritetin tre dekadash të UNICEF-it me vendin tonë. Ai theksoi se ndryshimet për mirë në shoqëri mund të fillojnë pikërisht me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

 Fokusi i takimit, përveç shumicës së aspekteve të bashkëpunimit mes MPB-së dhe UNICEF-it, u vu edhe projekti për mbrojtjen onlajn të fëmijëve nga dhuna dhe eksploatimi seksual, i cili realizohet nga Sektori për Krime kompjuterike, njoftoi MPB-ja. 

 

Projekti synon mbrojtjen onlajn të fëmijëve nga dhuna dhe ekslpoatimi seksual, duke përfshirë parandalimin e trafikimit të paligjshëm të qenieve njerëzore, në mbështetje të strategjisë kombëtare për t'i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve (2020-2025), strategjia e re për luftimin e krimit kibernetik, forcimi i fushatave edukative dhe ndërgjegjësimi, zhvillimi i mekanizmave parandalues, forcimi i kapaciteteve, harmonizimi i legjislacionit etj.

 U theksua gjithashtu edhe përkushtimi i MPB-së për trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve policorë në trajtimin e rasteve kur viktima të dhunës janë fëmijë. qa/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR