• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takimi i ministrit Toshkovski me ambasadorin japonez Kazuja

Takimi i ministrit Toshkovski me ambasadorin japonez Kazuja

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot zhvilloi takim pune me ambasadorin e Japonisë, Ocuka Kazuja, në të cilën u falënderua për mbështetjen që Japonia i jep vendit tonë, veçanërisht në fushën e arsimit, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministri i theksoi sfidat aktuale, me të cilat po përballemi, veçanërisht zjarret e mëdha që kapluan vendin tonë dhe i elaboroi planet reformuese që po planifikohen në sistemin e menaxhimit me kriza. Në këtë drejtim, u theksua përkushtimi për nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme në fushën e sigurisë, me qëllim të realizimit të prioriteteve strategjike të Qeverisë për luftë vendimtare dhe joselektive kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ambasadori Kazuja theksoi mbështetjen që Japonia i jep vendit tonë përmes "Grand ndihma për projektet e vogla për sigurinë njerëzore" që Qeveria japoneze siguron në fusha të ndryshme për avancimin e vendeve në zhvillim. Ambasadori theksoi se Japonia do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë në përmbushjen e kritereve dhe përshpejtimin e integrimit evropian dhe rrugën tonë drejt BE-së. rq/bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR