• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takimi i ministrit Spasovski me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Austrisë, Martin Pamer

Takimi i ministrit Spasovski me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Austrisë, Martin Pamer

 Shkup, 18 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot ka realizuar takim protokollar me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Martin Pamer.

 

Në takim, kumtuan nga  MPB-ja, është biseduar për bashkëpunimin e shkëlqyer, fillimisht mes dy vendeve, me çfarë Republika e Austrisë, është investitor i huaj numër një në vendin tonë, ndërsa njëkohësisht është theksuar bashkëpunimi i shkëlqyer në fushën e punëve të brendshme, si dhe përkushtimi në tema të ndryshme aktuale, siç janë përkushtimi në sigurinë rajonale dhe globale, lufta kundër terrorizmit, krimi kibernetik, lufta kundër kontrabandës me njerëz dhe migrimi ilegal, si disa nga fushat prioritare.

 

Nga ana e ambasadorit Pamer, qëndron në kumtesë,  është theksuar mbështetja nga ana e 

austriake për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Në këtë rast, ai ka shprehur shpresë për integrim më të shpejtë dhe thellim edhe më të madh të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR