• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takimi i ministrit Minçev me drejtorin e Drejtosië doganore, Nikollovski

Takimi i ministrit Minçev me drejtorin e Drejtosië doganore, Nikollovski

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Administratës Publike (MAP), Goran Minçev sot ka pasur takim me drejtorin e Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski, në të cilën u bisedua për thellimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit dhe avancimin e proceseve administrative që ndikojnë në punën doganore.

"Përmes krijimit të politikave strategjike, zgjidhjeve dhe promovimit të efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimeve publike, Ministria e Administratës Publike, ka për qëllim të nxit sistem të administratës publike transparente, efektive dhe të përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve", theksoi ministri Minçev, thuhet në kumtesën e Ministrisë resore.

Drejtori Nikolovski potencoi se bashkëpunimi me Ministrinë e Administratës Publike është i një rëndësie kyçe për modernizimin e shërbimit doganor përmes sigurimit dhe zhvillimit të kapaciteteve, të cilat do të dërgojnë deri në punë efikase, transparente dhe të llogaridhënëse. rq/

Foto: MAP

QËNDRONI TË LIDHUR