• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takimi i ministrit Lutkov me euroambasadorin Gir

Takimi i ministrit Lutkov me euroambasadorin Gir

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot ka realizuar takim me euroambasadorin Dejvid Gir dhe me përfaqësuesin nga delegacioni i BE-së në Shkup, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Në takim, ministri Lutkov shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me delegacionin e BE-së në fushën e kulturës, si dhe për mbështetjen në proceset integruese evropiane si një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

"Të dy bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi me delegacionin e BE-së, si partneri më i rëndësishëm i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushën e mbështetjes së mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, shkëmbimit të ideve, vlerave dhe traditat, të cilat luajnë një rol thelbësor në ndërtimin e hapësirës së përbashkët evropiane", thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Në këtë kontekst, ministri Lutkov dhe euroambasadori Gir u pajtuan se është i një rëndësie të veçantë integrimi i Ministrisë së Kulturës dhe sektorit të turizmit. Kjo, besojnë ata, do të kontribuojë në zhvillimin e industrisë kreative dhe kulturore, që sigurisht është një nga prioritetet e Ministrisë.

Euroambasadori Gir mbështeti politikat e reja të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe programin “Evropa Krijuese 2021-2027”. Gjithashtu, është mirëpritur edhe bashkëpunimi për organizimin e takimit ministror të ministrave të Kulturës dhe Turizmit dhe të Arsimit dhe Shkencës, i cili në partneritet me BE-në duhet të realizohet në shtator të këtij viti. qa/

Foto: Ministria e Kulturës

QËNDRONI TË LIDHUR