• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takimi i ministrit Filkov me prokurorin publik të shtetit Kocevski

Takimi i ministrit Filkov me prokurorin publik të shtetit Kocevski

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov sot ka realizuar takim me prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski në të cilin është diskutuar për aktivitetet aktuale të dy institucioneve.

Prokurori Kocevski, ashtu siç kumtuan nga Ministria e Drejtësisë, ka prezantuar gjendjen dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria Publike, veçanërisht në fushën e digjitalizimit, mungesën e resurseve njerzore, si nga radhët e prokurorëve ashtu edhe nga shërbimi profesional të cilat me vite qëndrojnë të paplotësuara.

Ministri Filkov shprehu gatishmëri në kuadër të kompetencave të tij për të mbështetur aktivitetet e prokurorisë publike në periudhën e  ardhshme me qëllim të përparimit të sundimit të ligjit në vend. rq/fc/

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR