• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takimi i ministres Janevska me ambasadorin francez Baumgartner

Takimi i ministres Janevska me ambasadorin francez Baumgartner

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska sot realizoi takim me ambasadoren e Francës, N.E. Siril Baumgartner, në të cilën u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në fushën e arsimit.

"Ministrja Janevska falënderoi Qeverinë dhe popullin francez për mbështetjen që e merr vendi në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se Franca është aleate e rëndësishme në afrimin e vlerave arsimore evropiane. Janevska në takim informoi për ndryshimet në arsimin fillor dhe të mesëm, me rishikimin e Konceptit për arsim fillor, si dhe për procesin e hartimit të Ligjit për Arsimin e Mesëm dhe Ligjit për Arsimin e Mesëm Profesional, si dhe për hapat të cilat Qeveria do të marrë për të avancuar procesin edukativo-arsimor në vend", kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. 

Në takim u diskutua edhe për mësimdhëmien e gjuhës frënge në të gjitha nivelet e arsimit dhe mundësitë për popullarizimin më të madh të saj.

"Bashkëbiseduesit shprehën pritshmëri që bashkëpunimi i deritanishëm  ndaj avancimit dhe intensifikimit e praktikave arsimore do të vazhdojë edhe në të ardhmen", citon MASH në kumtesë. sa/

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

QËNDRONI TË LIDHUR