• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takimi i ministrave të BE-së për ndihmën të Ukrainës për anëtarësimin në Union

Takimi i ministrave të BE-së për ndihmën të Ukrainës për anëtarësimin në Union

Bruksel, 6 shkurt 2023 (MIA) - Ndihma për Ukrainën në rrugën drejt BE-së dhe si t'i përgjigjet kërkesës së këtij vendi t'i fillojë negociatat për anëtarësim në Union dhe më shpejt të bëhet anëtare, është tema kryesore e takimit të sotëm të ministrave për çështje evropiane të Unionit.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha të enjten në Kiev deklaroi se pret që bisedimet zyrtare për anëtarësimin e vendit të tij të fillojnë deri në fund të vitit.

 “Qëllimi është që negociatat të fillojmë këtë vit dhe ky nuk është vetëm qëllimi, por edhe qëllimi kryesor i madh”, theksoi ai pas takimit me kolegjin e Komisionit Evropian të mbajtur në Ukrainë, në prani të kryetares Ursula fon der Lajen dhe disa komisarë të KE-së.

Sekretari shtetëror francez për BE, Lorans Bun, sot pas mbërritjes në takim deklaroi se BE-ja po shqyrton një mënyrë që Ukraina të gjejë vendin e saj në procesin e zgjerimit të BE-së. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR