Takimi i kryetarit të Kuvendit, Xhaferi me ambasadoren e Mbretëridsë së Suedisë, Larson
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhein.
- Post By Besnik Shuki
- 14:40, 11 maj, 2023
Shkup, 11 maj 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhein.
Xhaferi, siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, theksoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyera dhe shpreson se këto takime do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të të njëjtave.
Kryetari i Kuvendit e sqaroi procesin e integrimit të vendit tonë në BE, duke shprehur shpresë se deri në vjeshtë të këtij viti do të bëhet konsensusi i duhur në Kuvend që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Ambasadorja Larson Xhein falënderoi për pritjen dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm dhe mbështetje të plotë të vendit tonë në rrugën e procesit të eurointegrimit.
"Ambasadorja theksoi se Suedia e cila aktualisht kryeson me Këshillin e BE-së, jep mbështetje të plotë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe konsideron se pikërisht tani është çasti që vendi të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE-së", thuhet në kumtesë.
Gjatë takimit bisedohej edhe rreth procesit të skriningut të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të Bashkimit Evropian, për përkushtimin e vazhdueshëm ndaj reformave dhe tjetër.
"Ishte konstatim i përbashkët se vendin e pret procesi i rëndësishëm i ndryshimeve kushtetuese të cilat janë parashikuar me Kornizën e negocimit, a për të cilat nevojitet konsensus i faktorëve politikë me qëllim që më në fund të mundësohet arritja edhe e qëllimit të dytë strategjik të vendit - anëtarësimi i plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, krahas aderimit tani më të suksesshëm në NATO", kumtuan nga pres shërbimi i Kuvendit. bsh/
Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut