• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i Kryetarit të Kuvendit Gashi me ambasadorin japonez Kazuja

Takim i Kryetarit të Kuvendit Gashi me ambasadorin japonez Kazuja

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin japonez, Ocuka Kazuja, me ç'rast shprehi mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e gjithanshme nga Japonia mike.

"Iniciativa japoneze për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor dhe mbështetja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian vlerësohet lart, si një faktor i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit. Ky vit shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe në këtë drejtim ishte përshëndetur iniciativa e ambasadorit Kazuja për shënimin me dinjitet të jubileut, përmes një sërë aktivitetesh kulturore, që ndikon në afrimin e qytetarëve të të dy vendeve", njoftojnë nga pres shërbimi i Kuvendit. 

Marrëdhëniet midis dy kombeve kanë histori më të gjatë se vetë marrëdhëniet e ndërsjella politike, të cilat datojnë që nga viti 1994, duke pasur parasysh se Shkupi bazohet në zgjidhjen arkitekturore të japonezit Kenzo Tange, pas tërmetit të vitit 1963. Edhe sot e kësaj dite, thonë nga Kuvendi, shkupjanët jetojnë me idetë dhe mendimet e këtij arkitekti vizionar.

Për vendin tonë rëndësi të madhe ka bashkëpunimi me vendin si Japonia, veçanërisht në fushën e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë, me projekte për bashkëpunim teknik, grante dhe donacione. Bashkëbiseduesit ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit në nivel parlamentar, veçanërisht përmes themelimit të grupeve parlamentare të bashkëpunimit. qa/

Foto: Kuvendi i RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR