• e premte, 27 dhjetor 2024

Takimi i kryetarit Gashi me këshilltarin special për Ballkanin Perëndimor

Takimi i kryetarit Gashi me këshilltarin special për Ballkanin Perëndimor

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me këshilltarin special për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh.

Gashi shprehi mirënjohjen për përpjekjet e Sllovenisë të emërojë përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar kështu përkushtimin e saj për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit, përfshirë edhe vendin tonë.

Sllovenia është vend i sinqertë, mik, mbështetës i fortë i integrimit evropian. Vlerësohet veçanërisht angazhimi i saj për ta mbajtur çështjen e zgjerimit lart në agjendën e Bashkimit Evropian.

Hyrja e Ballkanit Perëndimor në BE duhet të ndodhë sa më parë, sepse edhe ballkanasit janë evropianë dhe nga kjo përfitojnë jo vetëm këto vende, por edhe vetë BE-ja.

Në atë drejtim, çështja e ndryshimeve kushtetuese si pengesë për hyrjen në familjen e madhe evropiane duhet të zgjidhet sa më parë dhe të vazhdojë procesi i reformave. Ndihma dhe mbështetja e këshilltarit special Frangesh është e mirëseardhur si njohës i mirë për Rajonin.

Frangesh i uroi Kryetarit Gashi punë të suksesshme në mandatin e ri, duke theksuar se demokracia parlamentare është shumë e rëndësishme.

Bashkëbiseduesit e lanë hapur derën e bashkëpunimit, me takime më të shpeshta dhe rol më aktiv në periudhën e ardhshme.

fotо: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR