Takimi i katërt rajonal i ekspertëve për Klasterin 1
- Në Shkup sot do të mbahet takimi i katërt i ekspertëve në kuadër të projektit "Le të sundojë drejtësia në rajon" mbështetur nga Mbretëria e Holandës (MATRA). Ngjarja paraqet platformë për unifikimin e nismave civile rajonale të fokusuar në shtetin e së drejtës dhe çështje të tjera kyçe nga Klasteri 1 – Vlerat themelore.
- Post By Fami Bajrami
- 07:30, 12 dhjetor, 2024
Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Në Shkup sot do të mbahet takimi i katërt i ekspertëve në kuadër të projektit "Le të sundojë drejtësia në rajon" mbështetur nga Mbretëria e Holandës (MATRA). Ngjarja paraqet platformë për unifikimin e nismave civile rajonale të fokusuar në shtetin e së drejtës dhe çështje të tjera kyçe nga Klasteri 1 – Vlerat themelore.
Qëllimi është inkurajimi i një dialogu të strukturuar të ekspertëve mes institucioneve, sektorit civil, komunitetit të biznesit, mjedisit akademik dhe të tjerëve, përmes shkëmbimit të përvojave dhe njohurive për çështje jetike nga Klasteri 1 – Vlerat themelore. Partnerët e projektit janë: Konventa evropiane e Serbisë, Lëvizja evropiane në Shqipëri dhe Lëvizja evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
"Ky takim bazohet në tre takimet e mëparshme të ekspertëve të mbajtura në secilin prej vendeve të sipërmendura. Në këtë kontekst, projekti thekson temat nga agjenda e reformave në kuadër të Planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Mekanizmit të sundimit të Ligjit në Bashkimin Evropian. Si edhe në takimet e kaluara, pritet të prodhohet një dokument me rezultate të krahasueshme dhe rekomandime konkrete për politikat publike të cilat do t'u adresohen aktorëve kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, paralajmëron Lëvizja evropiane në RMV.
Me takimin përfundojnë aktivitetet vjetore të Konventës kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (NKEU-MK), të mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe SklovakAid dhe Iniciativa rajonale "Le të sundojë drejtësia në rajon" mbështetur nga Mbretëria e Holandës (MATRA).
Janë paralajmëruar fjalime të Aleksandar Janevit, drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Andrej Lepavcovit, drejtor i Drejtorisë për Bashkimin Evropian, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Mileva Gjurovska, koordinatore kombëtare e NKEU-MK.
foto: arkivi i MIA-s