Takimi i Institutit të Gjelbër me anëtarët e Grupit parlamentar ndërpartiak për mbrojtjen e natyrës
- Me kërkesë të Institutit të gjelbër si bartës i projektit "Më shumë gjelbërim për një Shkup rezistent", sot në Kuvend do të mbahet mbledhje me anëtarët e Grupit parlamentar ndërpartiak për mbrojtjen e natyrës dhe luftës kundër ndotjes dhe ndryshimeve klimatike.
- Post By Sara Ademi
- 08:06, 15 shtator, 2023
Shkup, 16 shtator 2023 (MIA) - Me kërkesë të Institutit të gjelbër si bartës i projektit "Më shumë gjelbërim për një Shkup rezistent", sot në Kuvend do të mbahet mbledhje me anëtarët e Grupit parlamentar ndërpartiak për mbrojtjen e natyrës dhe luftës kundër ndotjes dhe ndryshimeve klimatike.
Në mbledhjen që është organizuar përmes Tatjana Çakulev, koordinatore e grupit nga sektori civil, do të bisedohet për reforma të rregullores për gjelbërim urban, planifikim urban dhe ndërtim.
Para grupit parlamentar ndërpartiak do të prezantohen kërkesat për ndryshimin e Ligjit për gjelbërim urban (2018) dhe harmonizim me Ligjin për planifikim urbanistik, me Ligjin për ndërtim dhe me Ligjin për Kundërvajtje. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s