• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takimi i hapur i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi me shoqërinë civile dhe institucionet lokale në Gostivar

Takimi i hapur i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi me shoqërinë civile dhe institucionet lokale në Gostivar

Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) - Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) sot në Gostivar vazhdon me realizimin e takimeve të hapura me përfaqësues të sektorit civil dhe institucioneve në nivel lokal. Mundësi për diskutim, si dhe hartimin e problemeve të mundshme sistematike me dikriminimin do të kenë qytetarët dhe aktivistët e organizatave civile dhe përfaqësuesit e institucioneve në Komunën e Gostivarit dhe rrethinën e saj.  

 Siç theksojnë nga KPMD, këto takime janë pjesë e aktiviteteve që Komisioni i ndërmerr në drejtim të afrimit të punës së  tij me qytetarët, si dhe rritjen e transparencës në punën e tij. Gjithashtu, ditët e hapura paraqesin edhe mundësi për thellimin e bashkëpunimit me sektorin civil dhe institucionet në nivel lokal për ngritjen e nivelit të njohjes së diskriminimit, si dhe në luftën efektive kundër tij.

Takimet e hapura me përfaqësuesit e sektorit civil dhe institucioneve në nivel lokal kanë filluar muajin e kaluar në Kriva Pallankë, në të cilat anëtari i Komisionit, Irfan Deari, pati një diskutim të frytshëm. Takimet do të vazhdojnë më 13 korrik në Komunën e Gjevgjelisë, ndërsa deri në fund të këtij viti janë planifikuar edhe takime të hapura edhe në gjashtë qytete të tjera në shtet. Këto aktivitete po realizohen me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR